Lajme

Dimal Basha iu drejtohet ndërkombëtarëve: S’ka më kriminel në veri, pse ura e Ibrit të mbetet e mbyllur?

By GAZETA SCANNER

August 02, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha u ka reaguar ambasadorëve të QUINT-it, pas qëndrimit në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Tani që sipas tij, më në veri nuk ka kriminelë, ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të tregojnë pse ura duhet të qëndrojë e mbyllur.

“Ndërkombëtarët dikur nuk lejonin hapjen e urës për shkak të kërcënimeve të strukturave kriminale në veri dhe frika nga eskalimi! Tani që kriminelët nuk janë më, tregoni qytetarëve cila na qenka arsyeja që ura duhet të mbetet e mbyllur?” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier në lidhje me këtë situatë, u shpreh si vijon:

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht” .