8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Dimal Basha, bënë përpjekje që t’ia ruajë dinjitetin Albin Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka dhënë detaje të marrëveshjes së arritur sonte mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Basha tha se sipas kësaj marrëveshje janë marrë vesh që plani franko-gjerman të jetë baza e fillimit të negocimit mes Kosovës dhe Serbisë

Ai tha se në marrëveshje po ashtu thuhet se para muajit mars të vitit 2023 duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve.

“Sot Kurti edhe në konferencën për media edhe në mbledhjen e qeverisë ka treguar se BE e ka tërheq prej tavolinës planin franko gjerman. Atë ditë kur ka qenë Kurti aty, ju ka prezantu një ofertë për targa, mirëpo kryeministri nuk është kryeministër qe merret për targa por është një kryeministër që merret për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sot kemi këtë marrëveshje, Serbia ka pranu me ndalu prodhimin e targave ilegale, e dyta prej kësaj, kemi përfshirjen e propozimit, palët tash do të ulen e do të bisedojnë në kontekst të planit franko gjerman, ku brenda është afati marsi i 2023.

Janë vesh që plani franko gjerman me kon baza e fillimit të negocimit. Data është brenda marrëveshjes, aty vet Brukseli eka parapa që para marsit të vitit 2023 të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Basha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit