Rozë

Dikur konsiderohej femra më e bukur në botë, aktorja që la Hollywoodin për t’i rritur fëmijët

By GAZETA SCANNER 1

September 20, 2024

“Training Day”, “2 Fast 2 Furious”, “Hitch”, “We Own the Night”, “Ghost Rider”, janë vetëm disa nga projektet në të cilat Eva Mendes u bë e famshme me rolet e saj në Hollywood.

Por ajo më pas vendosi për t’u fokusuar te fëmijët që ajo ka me Ryan Goslingun.

Mendes zbuloi se do të kthehej në Hollywood vetëm nëse do të kishte role të mira për të. Roli i nënës iu duk më i rëndësishëm se ai i ekraneve, por edhe pse iu përkushtua fëmijëve, ajo vazhdoi ta zhvillonte karrierën në një drejtim tjetër.

Kështu ajo u bë drejtoreshë kreative e markës kozmetike CIRCA Beauty, ndërsa tani ka publikuar librin e saj me figura “Desi, Mami, dhe shqetësimet e pafundme”.