Lajme

Dikur e kishin lutur për votë, sot zyra e Osmanit e sulmon Pacollin: “Biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”

By GAZETA SCANNER 1

August 04, 2024

Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.

Ai mes tjerash ka thënë se “nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë” dhe se “është naive të thosh se telefoni mund të klonohet telefoni ndërsa kalon në makinerinë X-ray”.

Në lidhje me këtë ka reaguar këshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu.

Ai, Pacollin e ka cilësuar si “njeri që nuk ka ndjeshmëri për interesat shtetërore të Kosovës, dhe që arsyeton sulmin brutal ndaj Kosovës”.

Tutja, Nuhiu ka thënë se “Interpretimet e tij për privilegjet dhe imunitetet janë tipike të një biznesmeni të ndikuar nga mjedisi rusofil. Prandaj, edhe injoron Konventat ndërkombëtare që rregullojnë udhëtimin e krerëve të shtetit e të cilat janë respektuar në çdo shtet tjetër ku ka udhëtuar Presidentja Osmani deri më tani”.