Lajme

Digjet objekti i një biznesi afër Aeroportit, dëmi mbi 200 mijë euro

By GAZETA SCANNER 1

August 13, 2024

Një objekt i një biznesi afër aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, është kapluar nga zjarri rreth orës 01:30 pas mesnate.

Sipas bashkëpronarit të biznesit “Go Kart Arena”, Nexhmendin Geci, i cili edhe ka mbetur i lënduar, dëmet janë qindra mijëra euro.

Zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm, ka ndodhur një shkëndi zjarri ku e kemi deponinë e benzinës, ne u munduam ta shuajmë, por nuk ka pasur mundësi, jemi munduar me kapacitetet tona, por ka qenë e pamundshme. Dëmet jane të mëdha, përmbi 200 mijë euro”, tha Geci.

Po ashtu, nga ky zjarrë janë djegur edhe 20 vetura të kartingut që kanë qenë të parkuara.

Ndërsa shefi i zjarrëfikësve në Prishtinë Mal Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë arritur në kohë brenda dhjetë minutave.

“Zjarri ka qenë në fazën kulminante të tij, kur e themi këtë e themi për faktin se kur është zjarri në pikë kulminante aty gjithçka është e përfshirë nga zjarri, aty afër ka qenë një objekt afarist dhe ka shpëtuar falë intervenimit të zjarrëfikësve”, tha Gashi.