Lajme

Digjet një veturë në Zveçan

By GAZETA SCANNER 1

February 11, 2024

Një burrë në Zveçan ka raportuar se i është djegur vetura e tij me targa lokale.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku është thënë se po hetohet rasti.

ZJARRVËNIE Rr. Nemanja, Zveçan 10.02.2024 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është djegur vetura e tij me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime.” – thuhet në raport.