Lajme

Digjet një flamur i Kosovës në Zveçan, policia jep detaje

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përsona të panjohur kanë djegur një flamur në Zveçan.

Rasti është hapur si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“NXITJE E URREJTJES, PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT Zveçan 24.02.2024-15:35. Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.” – thuhet në raport.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani ka dhënë detaje shtesë, duke bërë me dije se flamuri ka qenë i Kosovës.

“Disa të rinj serbë gjatë ditës së djeshme e kanë djegur një flamur të Kosovës. Ata janë parë duke e djegur flamurin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.” – ka thënë ai.