Lajme

Digjet një banesë në Prishtinë, policia konfirmon se s’ka të lënduar

By GAZETA SCANNER 1

March 01, 2024

Një banesë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes.

“Klan Kosova” raporton se lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se deri më tani, nuk është raportuar ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.”

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.” – ka thënë ajo.