Lajme

Digjet në tërësi një objekt në Leposaviq, policia nuk dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme

By GAZETA SCANNER 1

March 24, 2024

Policia e Kosovës nuk dyshon në zjarrëvënie të qëllimshme te një objekt i djegur sot në tërësi në Leposaviq, ku pronari i atij objekti ka akuzuar Listën Serbe, për çka edhe Zëvendës Ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri akuzon të njëjtët.

Por, Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajon të veriut, Veton Elshani për Radion Evropa e Lirë, thotë se tash për tash nuk dyshojnë për gjë të tillë.

Për momentin askush nuk dyshohet. Besohet se ka pasur problem me rrymën”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin verior.