Sport

Diego Simeone në sulm për asin e Milanit

Menaxheri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka hedhur sytë kah mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, raporton “Calciomercato”, përcjell GazetaScanner.

“Rossonerët” dëshirojnë që kapitenit të tyre t’ia ofrojnë kontratën e re në mënyrë që të ndal largimin e Romagnoli, i cili konsiderohet lojtar i rëndësishëm i trajnerit Pioli. Megjithatë,  klubi spanjoll do të provojë që të bind lojtarin që të transferohet në kryeqytetin spanjoll, edhe pse tashmë zyrtari i Milanit,  Zvonimir Boban ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit Mino Raiola për kontratën e re. /GazetaScanner/