![Diego Costa zyrtarizohet te Wolvesi Diego Costa zyrtarizohet te Wolvesi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_1-143-600x360-1.jpg)
Edhe zyrtarisht, Diego Costa është futbollisti më i ri i Wolvesit.
Klubi nga Premierliga ka njoftuar këtë të hënë se ka arritur marrëveshje me sulmuesin spanjoll.
Costa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Ai ka marrë numrin 29 në fanellë.
He’s back. And part of the pack.
🐺✍️
— Wolves (@Wolves) September 12, 2022
33-vjeçari te “Ujqit” ka kaluar si lojtar i lirë pasi ai ishte pa klub që nga janari i këtij viti.
Diego Costa së fundi u aktivizua te Atletico Mineiro në Brazil, teksa më herët ka luajtur edhe te Atletico Madridi e Chelsea.