9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Dialogu me fqinjtë nuk ka fund, por mashtrimi i shqiptarëve të Kosovës duhet ta ketë fundin menjëherë!

- Advertisement -

Nga Hisen Berisha

Situata në veri është tepër shqetësuese dhe me rrezikshmëri të lartë përderisa është përfshi edhe KFOR, kurse  informacioni është i manget ose më shumë është spekulim. 

Kuvendi i Kosovës dhe mekanizmat e sigurise, të gjitha janë shndërrua në mekanizëm në shërbim të errësirës informative për situatën. 

Data e zbatimit të maraveshjeve për dokumentet dhe targat, ishte dashur të fillonte që nga 15 shtatori 2021.

Na u tha se u shty pas bllokades dhe gjithçka është kthyer në tavolinën e bisedimeve. Asnjë informacion rreth atyre bisedimeve, ani pse kisha reaguar për hapat e gabuar të qeverisë Kurti2, për të dialoguar marraveshjet e nenshkruara nga të dyja palët! 

Sot, sërish u rikthyen bllokadat dhe vendimi u shty apo pauzua apo……? 

Po i përmendi dy elemente si fakte për demantim të propogandës pas deshifrimit:

E para, qeveria Kurti2, kurdoherë që i duhet vota ime për ta mundur listën e Goran Rakiqit, e ka! Ia premtoj publikisht dhe për t’më bindë t’ia jap votën, duhet ta shkarkoj Goranin prej ministrit. Ai nuk mundet një ditë në barikada, një ditë në kryeministri me ndejt dhe e dyta, taktika serbe e njohur tashmë për ne shqiptarët që kemi luftë mbishekullore me serborus, kinse po e luftojmë Albinin, e me i detyrua shqiptarët ta mbyllë gojën para deshtimeve të tij si kryeministër, unë nuk e honeps këtë taktikë, nuk i takoj atij grupi shqiptarësh që e kanë vajtu Rrahman Morinën, pasi e ka vra Serbia. 

Të gjëndur në këtë situatë për mendimin tim pas dy deshtimesh për ta shtrirë sovranitetin shtetërore në veri të Kosovës, unë mendoj se ky kuvend tashmë ka mjatueshëm arsye për të menduar që kryeministri Kurti të IK me turp e faqe të zezë nga drejtimi i shtetit. 

Thirrja ime sot, nuk është e drejtuar Kryeministrit Kurti por deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të renditen në një shumicë tjetër të re dhe të zgjedhim një figurë e cila e do Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe jo ky mashtrues me”Republikën tonë demokratike”. 

Dialogu me fqinjët nuk ka fund por mashtrimi i shqiptarëve të Kosovës duhet ta ketë fundin menjëherë dhe sa më shpejtë. 

Nuk ka nevojë për “demokraci popullore”, sepse Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si Republikë dhe demokraci  parlamentare dhe meqë është e tillë në zbatim të kësaj norme ju bëj thirrje kryetarëve të opozitës të nisin bisedimet me secilin deputet të kuvendit për të krijuar shumicën e re! 

Mjaftë me rrena!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit