Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i radhës në Bruksel

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Sot mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Lidhur me takimin në nivel të kryenegociatorëve, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se temë do të jetë Marrëveshja e Ohrit.

“Agjenda është siç ka qenë në të kaluarën që urgjentisht të startohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për nevojën që të dyja palët të bien dakord që të arrihet progres në dialog”, ka thënë Stano për Klankosova.tv.

Ndërsa për takim trilateral, Stano është shprehur se “Nëse do të ketë takim trilateral varet në vullnetin e palëve”.