Me “yllin” francez, Moussa Diaby, i cili tashmë e ka marrë rrugën drejt elitës së futbollit arab, “gjigantët” angleze të Aston Villa kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin perfekt të tij dhe duket se e kanë gjetur.
Bëhet fjalë për portugezin, Joao Felix, me “yllin” e sulmit, që pëlqehet shumë nga tekniku Unai Emery, me këtë të fundit që i ka “pikë të dobët”, lojtarët që mund të luajnë në çdo pozicion të sulmit dhe “luzitani” di ta bëjë shumë mirë diçka të tillë.
Felix sapo është rikthyer te skuadra e Atletico Madrid, pas një huazimi 1-vjeçar te Barcelona dhe tashmë është në pritje, për të mësuar të ardhmen e tij, teksa një rikthim te “Katalanasit” mund të konsiderohet si i pamundur, megjithatë në Premier League e kërkojnë disa klube përfshirë këtu edhe Aston Villa.