Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:33, në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.