Ekonomi

Dhoma e Përfaqësuesve miraton 1.4 trilion shpenzime

Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA miratoi një paketë shpenzimesh me vlerë 1.4 trilion dollarë amerikanë që do të financojë qeverinë deri në fund të vitit fiskal.

Dhoma miratoi këtë plan për të mbajtur të hapur qeverinë federale deri më 30 shtatorin e vitit 2020, duke e dërguar atë për miratim në Senat. Presidenti Donald Trump duhet ta nënshkruajë atë deri të premten, kur skadon paketa e tanishme e fondeve.

Paketa e shpenzimeve do ta mbajë financimin e murit ShBA-Meksikë në nivelin e tanishëm prej mbi 1.3 miliardë dollarë, shumë më pak sesa shifra e kërkuar nga Trump.