Të paktën 50 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me reshje të dendura dhe përmbytje në pjesën qëndrore të Afganistanin.
Situata më alarmante u paraqit në provincën Ghor, aty ku mijëra banorë na alarm nxituan të ngjiteshin në pikat më të larta për t’i shpëtuar vërshimit të ujit.
Në kryeqendrën e provincës, qindra dyqane janë nën ujë dhe shumica e rrugëve që të çojnë në të janë ndërprerë, ndërkohë që dëme të mëdha u shënuan dhe në bujqësi, teksa mbi 2000 shtëpi janë rrënuar.
Departamenti i menaxhimit të fatkeqësive të provincës deklaroi një situatë emergjente dhe bëri thirrje për strehim, ushqim dhe ujë.
Shiu i dendur ka ardhur pasi vendi përjetoi një periudhë të zgjatur thatësire në fillim të vitit.