Lajmest-slider

Dhjetëra persona protestuan kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë

Dhjetëra persona kanë protestuar kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi në Tiranë, i cili pritet të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Ai është kriminel, ka vrarë shqiptarë”, dëgjoheshin  thirrjet e disa nga protestuesve.

Ky samit është bojkotuar nga Republika e Kosovës pas mohimit që Vuçiqi i ka bërë masakrës së Reçakut.