9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Dhëndri i Luis Enriques shkëlqeu sonte për Spanjën, kjo është deklarata qesharake e trajnerit

- Advertisement -

Spanja e ka realizuar fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror të Katarit.

“Furia e Kuqe” triumfoi 7:0 ndaj Kosta Rikës në xhiron e parë të grupit E në Kupën e Botës.

Ferran Torres realizoi dy gola për “Furinë e Kuqe”. Torres është dhëndri i trajnerit të Spanjës, Luis Enriques.

Ai është në lidhje me vajzën e selektorit spanjoll, Sira Martinez.

I pyetur se cili lojtar përngjan me të në stilin e lojës, ai zgjodhi sulmuesin e Barcelonës.

Dhe selektori i Spanjës drejtoi gishtin drejt ish-yllit të Cityt, Torres, duke thënë se vajza e tij mund t’ia “heqë kokën” nëse ai nuk zgjidhte të dashurin e saj.

“Kjo është shumë e lehtë: është zoti Ferran Torres. Përndryshe, vajza ime do të vijë pas meje dhe do të më presë kokën”, tha Enrique.

Çifti njoftuan zyrtarisht lidhjen e tyre në janar pasi spanjolli përfundoi transferimin e tij nga Manchester City te Barcelona.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit