Demir Limaj, i mbijetuar i masakrës së Dubraës, ka rrëfyer për momentet e tmerrit që i përjeutan gjatë asaj masakre.
Pasi gjithë të burgosurit shqiptarë ishin në oborr, të detyruar të qëndronin atë – forcat serbe kishin nisur të gjuanin nga të katër anët.
Limaj tregon se dy të vrarë i kishte mbi trup – këtë përshkruan si moment tmerri.
“Unë për vete dy veta i kam pasur mbi trupin tim, kur jemi ra te një kodër atë që e tha Enver. Më kish mbet një çantë e teshave nuk e lshoja. Dy persona i kam pas përmbi shpinë, ishin të vrarë”, ka rrëfyer Limaj.
Para kësa, Limaj tregoi se sulmi nisi kur të burgosurit ishin së bashku në një hapësirë të ngushtë.
”Ishin momente të trishtimit, tmerrit. Në atë mënyrë me gju prej katër anëve drejtë trupave njerëzve. 950 persona në një hapësirë kur jemi grumbullu për herë të parë në një hapësirë 500 km. I gjithë skenari i tyre, kur na kanë grumbullu menjëherë kanë fillu me gju. Ne ishim në oborr nga katër anë kishin zënë pozicionet duke sulmu”, ka rrëfyer ai.
Ai ka treguar se torturimet ishin të tmerrshme, duke treguar se kishte njerëz që iu kishin prerë edhe pjesë të trupit.