Për ta bërë edhe më të çuditshme krejt situatën, Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet njoftoi se letra nga tre krerët e kryqyteteve më të mëdha evropiane, Scholz-Macron-Meloni ishte dërguar “para letrës së qeverisë kosovare” që u bë e ditur sot nga Donika Gërvalla, ministre e punëve të jashtme.
Siç njofton Knaus, del se Qeveria e Kosovës e ka shpërfillur Berlinin-Parisin-Romën, nga të cilët varet anëtarësimi i Kosovës në KiE, duke synuar një mënyrë krye më vete të anëtarësimit në këtë organizatë.
“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së ASM-së njëherë e përgjithmonë këtë maj”, ka shkruar Knaus.