Rozë

Detaje shokuese nga martesa e Jennifer dhe Ben: Ka përfunduar prej…

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Çifti i famshëm, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, është përpjekur që të bëjë maksimumin për të qenë bashkë, por pavarësisht kësaj duket se martesa ka marrë fund prej muajsh.

Burime për “Page Six” kanë thënë se ata janë ndarë që nga muaji mars, por aktori i njohur është ‘shumë mbrojtës ndaj Jennifer-it’.

Kujtojmë se thashethemet për ndarjen e çiftit u ngritën në maj pasi Affleck mungonte në ngjarjet kryesore, si Met Gala. Ai gjithashtu nuk e shoqëroi atë në premierën e projektit të saj të ri Netflix, “Atlas”.

Më pas, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore shtoi thashethemet kur ajo pëlqeu një postim në “Instagram” për marrëdhëniet jo të shëndetshme.

“Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie me dikë që është i shkëputur nga vetvetja”, thuhej në postim.

Lopez më vonë anuloi turneun e saj të hiteve më të mëdha, “This Is Me…Live”, për të marrë pushim, “për të qenë me fëmijët e saj, familjen dhe miqtë e ngushtë”.

Në maj, një burim i tha “Page Six” se Affleck donte të hiqte dorë nga raporti i tyre, e për pasojë donte divorc.