Lajme

Detaje nga autopsia: Faton Hajrizi u vra nga largësia, trupi s’kishte dëmtime, nëna e puthi në ballë kur e identifikoi

By GAZETA SCANNER 1

August 10, 2024

Faton Harjizi është vrarë nga forcat policore serbe pasi përgjatë kohës sa qëndronte në arrati dyshohet se ka vrarë një polic të Serbisë.

Trupi i tij prej ditësh ka qëndruar në morgun e Lloznicës dhe është kthyer në Kosovë me shumë vështirësi në orët e para të së premtes. Avokati Arianit Koci pas kthimit në Prishtinë ka konfirmuar se kufoma është e Faton Hajrizit dhe ka bërë thirrje që të ndalen spekulimet gjithandej.

Pasi është sjellë në Kosovë, në IML në Prishtinë është bërë autopsia dhe familjarët e kanë identifikuar trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Portalimagazina.com, duke u thirrur në burime të afërta me procesin e autopsisë, shkruan se Faton Hajrizi ishte qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup dhe se nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup, përveç atyre të shkaktuara nga proceset biologjike.