Botë

Detaje nga atentati ndaj Trump, prindërit e autorit denoncuan zhdukjen e 20-vjeçarit disa orë para sulmit

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

Prindërit e Thomas Matthew Crook kishin kontaktuar autoritetet vetëm disa orë para se i riu të kryente atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, teksa ky i fundit po mbante një fjalim në një miting në Pensilvani.

Nëna dhe babai i autori, deklaruan në polici se 20-vjeçari ishte zhdukur dhe se ishin të shqetësuar pasi nuk kishin kontakt me djalin e tyre.

Por ende mbetet e paqartë nëse prindërit kishin informacion apo jo, nëse i riu kishte marrë edhe snajperin AR-15. Armë kjo që i përkiste babait të tij.

Tashmë prindërit e Crooks po bashkëpunojnë me hetuesit e FBI, ndërsa hetimet ende vijojnë për të zbuluar arsyen e këtij sulmi.

Tashmë zyrtarët kanë përfunduar edhe kontrollin e telefonit të 20-vjeçarit dhe llogaritë në rrjete sociale, por ende nuk janë publikuar rezultate të hollësishme të hetimeve.