Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar lidhur me një “dokument” që është publikuar sot në një “ueb-faqe” pa autor dhe pa adresë, e në të cilin dokument pretendohet se është një dëshmi që zëvendësministri Hysen Durmishi ka dhënë para policisë serbe për UÇK-në në vitin 1998, ku përmendet edhe vetë Halitjaha.
Ai ka thënë se e di kush qëndron prapa sajesave të tilla të cilat i ka quajtur edhe si konstruktime.
Tutje Halitjaha në reagim ka thënë se Durmishi ka qenë ushtar i UÇK-së bashkë me Sami Lokun nga Dukagjini, të cilin e kishte pasur edhe shok të studimeve.
Ish-pjesëtari i UÇK-së ka treguar edhe për kërkesën që Durmishi t’i vazhdonte studimet në Prishtinë gjatë vitit 1998 dhe sipas Salitjahës, Durmishi kishte thënë se s’mund t’i lë bashkëluftëtarët.
Zëvendësministri Durmishi sot e ka qujatur letrën si falsifikim dhe ka thënë se s’mund të shantazhohet.
Reagimi i plotë:
NË PERGJIGJEJE TË
gazetapacenzur. com!
Ndaj shkrimit per Hysen Durmishin!Dhën -si Ekskluzive Dokument-!!!
Kuj po i duhet kjo kush esht kjo gazet,qfar Kerkojn ata që qendrojn pas kësaj???Gazeta( portal anonim),
që na e dimë se kush jan dhe kush qëndron prapa këtyre sajesave e konstruktimeve!
Jav dim edhe qëllimet e tyre! Kta nuk jan serbet asë shkiet kta jen mbetjet e tyre që e kan flliq Kosoven me maskat të mbuluar si patriot ndërsa i sherbejn dreqit e të birit por jo Kosoves!
O mjerana të ndryshkur bollë ma me shpifje a po e kuptoni se jav ka hanger pula Kapsollin!
Mos na deryroni te ju revanshohemi se nuk ju nzen tanve bira e minit!
Nuk po ju dhez ma, as nuk po ju beson njeri o Shfepsa te mjer e te daktisur,tani silli si pa kokë!
Kot perpiqi se ju esht dryshkur brava e juaj,nuk dhez ma veq në se vet ju dhezi e te dixhi me benzin o Shfepsa!
Opsteukcionista të flliqur tan kohen jeni marrë me shpifje me njollosje e veprime kriminale e q’njerzore o idiota he far e keqe!
Bollë keni mashtruar e keni ba te zeza tani esht fundi i juaj,mbeturinat nuk riciklohen ma vetem hudhen!
Hysen Durmishi vertet ka çen luftetar i UÇK-s. Që nga dalja e UÇK-s në Budakov, Ky vullnetar ishte bashk me Sami Lokun nga Dukagjini shok i ti i studimeve!
Kur u ofruar fillimi vjeshtor i studimeve te vitit 1998 Shum Student e arsimtar kerkonin te vazhdojn studimet.
Un i thash nji dit Hysen a s’po don te shkosh në Prishtin erdhi tetori, fillojn studimet akademike! Jo me tha prer un nuk mundem me u ndar nga bashkëlufteraret!
Po do ta perhapshe atje në Kryeqytet propaganden e luftes,si dhe me Unionin e Stydentve do te banit shum për luften, pastaj do te lidhi me zonen e Llapit e Te Shales se pse aty në universitet vin nga te gjitha viset Shqiptaret!
Po tha shkoj në se ma jep nji vendim me shkrim me vul e me llogo te UÇK-s,
niher e refuzova të i jap me shkrim se e dija se në se do te bie në dor te pushtuesve do ta vrasin dhe kështu i thash!
Tha un e ha letren, pasi u binda, ja shkrova dhe ja dhash vendimin e tillë.
I percolla ata dy Hyseni dhe Sami Lokun nga Dukagjini i cili e mbajti burgun me emer e mbiemer te rrem sikur te ishte nga Mushtishti u paraqit me emrin e Blerim Durmishit, pasi nuk kishin dukumente mbajti ket emer deri sa u liruan në shtator te vitit 2000,pasi që perjetuan tmerret e masakrat si ajo e Dubraves e tjera!
Sot te Shpifsh për keta çlirimtar esht turp dhe faqja e zez, po per ata qe kan ftyr dhe jan njerzor, per Shshshshsh e mallkuar kjo esht mision i tyre!
E verteta në ket shkrim eshtë vetem fotoja e tanishmja aktualja e Hysenit, sepse të asaj kohe nuk e kan!
të dhanat e emrav te familjes!
Të tjerat jan te trilluare të shpifura e te gabuara!
E Thras Hysen Durmishin publikisht te ngrit padi në prokurori dhe do te jam deshmitar i ti vulnerar deri sa i denoncojm shpifsit, këta mund te thon se jan ne doren ton edhe Prokuroret dhe Gjyqtaret, un besoj në drejtsi!
Por ne vetem kerkojm të ju heqim maskat jo të i denojm, pasi te dalin sheshit atëher vet i Gjykojmë!
18 maj 2024
Sadik Halitjaha