Franca ka nisur këtë Kampionat Evropian me këmbë të mbarë, ku tani ka arritur në gjysmëfinale.
Asaj i duhet të fitojë edhe dy ndeshje për tu shpallur kampione.
E trajneri i Francës, Didier Deschamps i ka treguar pikat e forta të skuadrës së tij, ku nuk la pa përmendur edhe lojtarët më kyç.
“Spanja gjithmonë e ka pasur aftësinë për të kontrolluar lojën. Mesfusha është një nga pikat e tyre të forta, me Rodrin aty, janë skuadra që e ka kontrolluar mësë miri topin në këtë turne. Yamal dhe Ëilliams janë lojtarë që kanë karakteristika të ndryshme dhe kjo bëj që Spanja të ketë më shumë cilësi se skuadra e së kaluarës”, tha Deschamps.
“Mendoj se Mbappe do të jetë nga fillimi. Duhet të mësohemi me këto kushtet e reja. Ai duhet të bëjë gjithçka për të qenë në maksimumin e tij. Duhet të përshtatet edhe me maskën”.
“Maignan është portier i nivelit të lartë. Ka prani të shkëlqyer në portë, por gjithashtu është shumë i aftë në lojën në ajër dhe në tokë. Bën shumë mirë edhe në lojën me këmbë”.