Dermatologu britanik, Roshan Ravindran, vendosi të padisë Cristiano Ronaldon pasi i kishte borxh rreth 50 mijë euro për botoks. Ronaldo thuhet se i ka borxh Dr.Roshan Ravindran, i cili e trajtoi disa herë gjatë kohës që luante për Manchester United. Mjeku pretendon se Ronaldo i ka borxh 50 mijë euro dhe kërkon t’i marrë paratë e tij përmes gjykatës. Ravindran është një dermatolog që ka dy klinika, një në Manchester dhe tjetra në Londër. Ai dyshohet se ka trajtuar jo vetëm Ronaldon, por edhe partneren e tij Georgina Rodriguez. “Është një proces i vazhdueshëm dhe nuk dua të flas për pacientët e mi”-tha mjeku kur gazetarët britanikë e pyetën për rastin.
Gazetarët po spekulojnë se ka shumë gjasa që ai të ketë bërë trajtime me botoks para Euros në Gjermani për shkak të fotos së bërë në ndeshjen kundër Sllovenisë. Ronaldo shpërtheu në lot pasi humbi penalltinë ndaj Sllovenisë dhe ky moment nuk i kishte ikur fotoreporterëve që ishin në ngjarje. Në bazë të saj, anglezët dolën në përfundim se kishte marrë një injeksion sepse, balli i tij ishte krejtësisht i sheshtë, pa asnjë rrudhë.
Ronaldo po përgatitet për një bashkëpunim të madh në kanalin e tij në YouTube, duke sugjeruar se vizita e një të ftuari të veçantë do të “thyejë rrjetin”. Pas lançimit të kanalit të tij në gusht të këtij viti, legjenda portugeze e futbollit ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar 20 milionë abonentë brenda vetëm 24 orëve dhe tashmë ka kaluar shifrën mbresëlënëse prej 60 milionë ndjekësish.
Në një video të fundit të publikuar në kanalin e tij, Ronaldo shihet duke pritur ish-bashkëlojtarin e tij nga Manchester United, Rio Ferdinand, i cili e viziton atë herët në mëngjes. Ronaldo duket i befasuar nga vizita e Ferdinandit dhe i jep atij një pritje miqësore. Gjatë bisedës, Ronaldo përmend se po regjistronte një video dhe e fton Ferdinandin të pyesë rreth të ftuarit të ardhshëm në kanalin e tij. I mbyllur dhe misterioz për identitetin e të ftuarit, Ronaldo e quan atë një “sekret”, duke lënë shumë mundësi për spekulime.