Teknologji

Deri në vitin 2033, ekonomia digjitale do të përbëjë mbi 50 për qind të PBB-së së Kinës

Firma e informacionit mbi tregun global IDC parashikon që ekonomia digjitale do të përbëjë mbi 50 për qind të PBB-së së Kinës deri në vitin 2023.

Firma vlerëson se deri në vitin 2025, të paktën 80 për qind e aplikimeve të reja korporative në Kinë do të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Sipas IDC-së, Kina është në rrugën e digjitalizimit të shpejtë, ndërsa firmat duhet të ndërmarrin strategji të orientuara nga e ardhmja për t’u përgatitur për ndryshimet e lidhura me këtë.

Ajo thotë gjithashtu se do të ketë kërkesë në rritje për profesionistë, për të garantuar sigurinë e pajtueshmërinë digjitale.