Lajme

Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Të martën një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes, transmeton Klan Kosova.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 13.02.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.