Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, po shijon disa ditë jo-produktive.
Ajo ka nisur pushimet e para për këtë verë dhe si destinacion ka zgjedhur Egjiptin.
Bukuroshja ndërkohë është shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Arjola Demiri.
Artistja nga Gjilani këtë kohë ka publikuar disa imazhe e video për të treguar pak më shumë nga vendi dhe pushimet që po bën.
E njëjta në fotografitë e fundit ka vënë në pah linjat trupore me një palë bikini ngjyrë të kuqe.