Lajme

Deputetja e VV-së e pyet opozitën: Zgjedhje apo fore?

By GAZETA SCANNER 1

March 23, 2024

Arjeta Fejza, deputete e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar temën e mocioni kundër Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës.

Sipas Fejzës, opozita që nga java e dytë e marrjes së pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar zgjedhje vazhdimisht.

Tutje deputetja e VV-së ka vlerësuar se tash opozita e ka mundësinë që të tregojë “se a kanë guxim” për zgjedhje.

“Që nga java e dytë e marrjes së pushtetit nga Lëvizja, opozita kërkonte zgjedhje vazhdimisht, tashmë e kanë mundësinë të tregojnë para të gjithë qytetarëve se a kanë guxim për to apo kanë qenë vetëm fjalë.

Zgjedhje apo fore?” – shkroi ajo.