Ariana Musliu-Shoshi, deputete e PDK-së, ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të Sami Lushtakut, nënkryetar i Skenderajt, nga ana e Gjykata e Speciale në Prishtinë.
Deputetja e PDK-së ka kërkuar nga ana e Qeverisë së Kosovës që të kërkojë llogaridhënie, ndërsa ndalimin e Lushtakut e ka quajtur “persekutim”.
“A ka qeveri ky vend që kërkon llogaridhënje për persekutime të tilla ndaj atyre që as jetën nuk e kursyen për këtë liri e këtë ditë?!
Përjetësisht krenar e mirënjohës ndaj luftës së drejtë të UÇK-së!” – shkroi ajo.