Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Thaçi me ish të dërguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në llogarinë e saj në Facebook.
“Shkëmbimi që u mbeti n’fyt!”, ka shkruar ajo duke iu referuar idesë që ekzistonte për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.
Më 15 shkurt, Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar për nderimin e Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se ishte vendim që e mori personalisht, pasi sipas tij, Grenell “avokoi për Serbinë”.
“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, u përgjigj Vuçiq.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=655165633282816&id=100063681551036&mibextid=Nif5oz