Lajme

Deputetja britanike: Ne i dhamë përkrahje Kosovës pas Banjskës, Macron po i shet aeroplanë Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Deputetja britanike, Alice Kearns, ka reaguar lidhur me vizitën që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka realizuar në Serbi dhe për marrëveshjen Paris-Beograd për shitjen e 12 aeroplanëve luftarakë “Rafale”.

Kearns ka thënë se ish-kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, në pjesën e parë të vitit kishte shprehur përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën pas sulmit të Banjskës në shtatorin e vitit 2023.

Ndërkohë ajo thotë se presidenti i Francës gjatë qëndrimit të tij në Beograd i shiti aeroplanë presidentit Vuçiq.

“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjska shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar ajo.