Ballina

Deputetja britanike, BE-së: Hiqni sanksionet ndaj Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Bashkimit Evropian që t’i largon masat ndaj Kosovës.

Kearns ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.

“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Von der Leyen”, shkroi Kearns në platformën X.