Lajme

Deputeti shqiptar në Parlamentin Evropian: Peizazhi politik i Evropës po dridhet, të mbrojmë demokracinë

By GAZETA SCANNER

September 06, 2024

Deputeti suedez me orgjinë shqiptare në Parlamentin Evropian, Adnan Dibrani, është shprehur i shqetësuar për të ardhmen e Evropës.

Pas rezultateve historike të partisë së ekstremit të djathtë(AfD) në Gjermani, ai ka thënë se peizazhi politik i Evropës po dridhet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se progresistët duhet të qëndrojnë të bashkuar.

“Peizazhi politik i Europës po dridhet. U bë e qartë në takimin me grupimin tonë S&D në Parlamentin Evropian. Në Gjermani, ne shohim AfD të ekstremit të djathtë të rritet, dhe në Francë, Le Pen krijoi një krizë pas rezultatit të saj më të mirë zgjedhor deri Grupi S&D diskutoi se si duhet ta takojmë këtë. Është koha që ne progresistët të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë demokracinë dhe të sigurojmë drejtësi sociale. Së bashku po luftojmë për të ardhmen e Evropës!”, ka shkruar ai.