Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, bashkë me kolegë të studimeve, ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Kaçanik, raporton Scanner.
Shala, që ka qenë një nga komandantët e UÇK-së, ishte me ish kolegët e studimeve, Muhamet Malsiun dhe Zekerija Baftiun. Muhameti, qē është invalid i luftës dhe Zekerija, vëllai i dëshmorit Abdullah Baftiu, në varrezat e dëshmorëve, thotë se ata përfaqësojnë gurët e themelit mbi të cilët ngrihet boshti ynë politik dhe nga të cilët nuk mund të largohemi – familjet e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Vizituam varrezat e dëshmorëve në Kaçanik së bashku me ish kolegët e studimeve, Muhamet Malsiun dhe Zekerija Baftiun. Muhameti është invalid i luftës dhe Zekerijai është vëllai i dëshmorit Abdullah Baftiu.
Kemi tri dekada miqësi dhe jemi bashkëudhëtarë të një ideali, si një gjeneratë që kemi jetuar dhe ndikuar në etapat më vendimtare të historisë së re të Kosovës – që nga aktiviteti studentor e deri te lufta çlirimtare.
Që të dy, Muhameti dhe Zekerijai, përfaqësojnë gurët e themelit mbi të cilët ngrihet boshti ynë politik dhe nga të cilët nuk mund të largohemi – familjet e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
Secila vizitë në varrezat e dëshmorëve, kudo qoftë nëpër Kosovë, na bën të reflektojmë se si, duke nderuar të kaluarën tonë të lavdishme, ne do ta kemi më të qartë rrugën tonë përpara.
Lavdi dëshmorëve të atdheut! 🇽🇰🇦🇱