Lajme

Deputeti Shala: LDK është për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë, nëse Kurti do zgjedhje le të dorëhiqet

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2024

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin e tij opsione janë vetëm shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Qëndrimi i LDK-së është ky: që të shpërndahet Kuvendi, së pari, duhet të japë dorëheqje kryeministri ose duhet të rrëzohet Qeveria’’ shprehet ai.

Deputeti i LDK-së, thotë se kjo mund të ndodh me anë të një mocioni që do të tregonte se Qeveria Kurti nuk e ka shumicën.

‘’Me anën e një mocioni të suksesshëm, që do të dëshmonte se Qeveria e Kosovës nuk e ka shumicën’’ shton Shala.

Deputeti Shala, thotë se një kryeministër që do vërtetë zgjedhje, duhet me dhënë dorëheqje.

‘’Një kryeministër që do vërtet zgjedhje të parakohshme, duhet të japë dorëheqje’’ përfundon ai