Lajme

Deputeti i VV’së: Ne e kemi çkapur RTK’në

By GAZETA SCANNER 1

November 04, 2024

Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetëve të saj të pranishëm në Kuvend i është kundërvënë propozimit të PDK-së për shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka thënë se me ardhjen e VV’së në pushtet RTK-ja, sipas tij, është “çkapur” nga keqpërdorimet që janë bërë në të.

Ai ka thënë se më herët në RTK kanë qenë të punësuar mbi 1100 persona e tani, siç ka deklaruar ai, janë 740.

“PDK po dëshiron që të shkarkoj një bord i cili prej 7 anëtareve, 3 kanë dhënë dorëheqje, ndërsa dy prej tyre ju skadon mandati dhe tashmë konkursi është i hapur për ta. Dëshiron që t’i shkarkoj ata që kanë dhënë dorëheqje. Halli është që këtyre ju ka humbur kontrolli mbi RTK-në që e kanë pasur me vitet të tëra. E kanë hallin që në RTK tani punësohen me meritokraci. Më herët në RTK kanë qenë mbi 1100 persona, tani janë 740, këta kanë qenë militant partiake që janë shërbyer për angazhimin e tyre duke u paguar nga taksat e këtij vendi. Asnjë prej tyre s’ka bërë ankesë për shkëputje të kontratave. E vërteta është që ne e kemi çkapur RTK-në, e për ju çkapja është kapje”, ka thënë ai.