Lajme

Deputeti i pushtetit e sulmon ashpër kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: I ka shërbyer privatit

By GAZETA SCANNER

December 18, 2024

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Rexhaj ka thënë se kryetarja e Kushtetueses do të duhej të shkonte për intervistë në RTK, e jo në Klan Kosova.

Të njëjtës i ka thënë se krejt mandatin e ka pasur në shërbim të privatit.

Postimi:

Gresa Caka në vend se të shkojë në RTK publik si gjyqtare e shtetit shkon në Klan privat. Kështu e ka pasur gjithë mandatin, në shërbim të privatit. Tash ka mbetur vetëm edhe të nis ta përfaqësojë Devollin kundër Telekomit.

#arberrexhaj29