Lajmest-slider

Deputeti i LV-së, LDK-së: Binduni se ne i kemi fituar zgjedhjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit rreth negociatave me LDK-në për mundësinë e bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet ta kuptojë se nuk i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë kontekst, Rexhaj ka kërkuar nga LDK-ja që të reflektojë.

“LDK-ja ka dalë e dyta. Ajo nuk po sillet si e tillë. Binduni që VV-ja i ka fituar zgjedhjet!
Në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për kryeministrin e vendit dhe jo për presidentin. Mbi bazën e kësaj, LDK-ja duhet të reflektoj përballë votuesve të saj, duke mos u barrikaduar në pozicione të pakapërcyeshme”.

“Neve na duhet që vullnetin e qytetarëve të mos e tjetërsojmë, por atë vullnet e besim ta mbrojmë e institucionalizojmë me çdo kusht. Na duhet një qeveri pa kushte, barikadime, dhe kjo arrihet falë besimit të ndërsjelltë”, ka shkruar Rexhaj në “Facebook”. /GazetaScanner/