Lajmest-slider

Deputeti i LV-së i sheh si opsion zgjedhjet nëse nuk reflekton LDK-ja

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se nëse nuk ka reflektim nga LDK-ja karshi situatës rreth çështjes se presidentit, rruga e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri”, ka shkruar Gjyshinca në profilin e vet në Facebook.

Postimi i plotë i Gjyshincës:

Vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveq emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani.

Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveq se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim.

Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur për pushtet.

Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri.

Vetëvendosje është lëvizje e vlerave!