Deputeti i Listes GUXO, Burim Meta, për FrontOnline ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili mbrëmë organizoi, Darkën e Lamës, e cila traditcionalisht është organizuar nga Presidenti i vendit dhe ishte nisur si traditë nga ish-Presidenti Historik, Dr.Ibrahim Rugova.
Meta, thotë se nuk ka marr pjesë në këtë darkë, derisa thotë se ministri i bujqësisë, nuk është duke u përdorur nga kryeministri Albin Kurti, por që sipas tij ministri Peci është në kërkim të indentitetit të tij politik.
“Jo nuk kam marr pjesë. Nuk mendoj se ministri Peci është duke u përdorur nga kryeministri, por ministri Peci është në kërkim të indentitetit të tij politik’’ thotë ai për FrontOnline.
Meta, potencon se nuk ka parë ndonjë Darkë të Lamës, por sipas tij ka parë një tentim të ministrit Peci, për të imituar ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.
‘’Nuk kam parë ndonjë darkë të Lamës, por kam parë një tentim për të imituar së paku në veshje ish-Presidentin Historik, Ibrahim Rugova e që mendoj se është ofendim për të dhe natyrisht se Darkat e Lamës i ka organizu Presidenti dhe natyrisht i takon Presidentes Vjosë’’ shprehet ai për FrontOnline.
Deputeti i GUXO, ka thënë se pjesëmarrës në Darkën e Lamës, ka qenë figura jo kredibile.
‘’Përndryshe , aty ka qenë një pjesëmarrje e figurave jo të nivelit të lartë, jo kredibile’’ thekson tutje ai.
Meta, shprehet se nuk i duket çudi çfarë do që ministri Peci bën, derisa thotë se ai politikisht është krijuar dhe ka ardhur në këtë pozitë, falë Presidentes Osmani.
‘’Derisa Peci ka pasur këtë casje ndaj Presidentes, e cila e ka krijiu, e ka formësu dhe ja ka dhënë këtë pozitë, prej Zotit Peci, pritet gjithçka, për shkak se vlerësoj se zoti Peci, është top pak më i vogël se edhe mbiemri i tij” u shpreh ai për FrontOnline.