himit të çështjeve sociale dhe politike në vend.
Sipas tij, VV ka dështuar në shumë raste për të zgjidhur problemet e grupeve të ndryshme në shoqëri, duke i detyruar ato të kërkojnë zgjidhje në mënyra jo paqësore.
Deputeti i opozitës kritikoi qeverinë për mungesën e vullnetit për të bërë ndryshime pozitive në sistemin arsimor dhe në mbështetjen e veteranëve të luftës. Ai tha se këto çështje mund të zgjidhen lehtësisht dhe pa arrogancë, por qeveria nuk ka bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje në mënyrë efektive.
“Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tonë. E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Këto grupe kanë pritur nga VV-ja”, – ka thënë ai.