Lajme

Deputeti Dimal Basha pas mediave, hidhet në sulm kundër gjykatave e Prokurorisë

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Përgjatë më shumë se tri vite qeverisje, kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka sulmuar gjykatat dhe Prokurorinë. Gjykata Kushtetuese ka qenë më e atakuara, ndërkohë kryeministri Albin Kurti hiç më larg se para një dite ka sulmuar Prokurorinë, pse e ka ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për të dëshmuar.

Këtë fushatë kundër gjykatave dhe Prokurorisë e ka vazhduar sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ditëve të fundit ka qenë i angazhuar në fushatë kundër mediave. Basha sot duke përdorur një matje të pulsit publik të UNDP, ku kënaqshmëria me kryeministrin Albin Kurti del 58.3%, ka atakuar punën e Prokurorisë dhe të gjykatave meqë kanë dalë 26.5 dhe 27.1% tek pëlqyshmëria.

Basha ka shkruar se këto gjetje do të duhej të ishin alarm për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial.