Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë adresuar kritika ndaj kryetares së Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.
Pozita kritikoi kryetaren për thirrjen e kësaj mbledhjeje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.
Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhjeje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.
Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshaun mbledhejn me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu.