Pyetje patën plot e përgjigje asnjë.
Deputetët opozitarë nuk po arrijnë marrin asnjë xhevap nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, si arsyetim që të parët nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Kjo për ligjvënësit nuk është parë në asnjë legjislaturë, pasi siç thonë është instrumenti i vetëm për ta mbajtur përgjegjës ekzekutivin.
Shumë më moti e për më tepër dilema po pret sqarime një tjetër deputete. Sjella e qeverisë është e pa pranueshme për ta. Edhe monitoruesit e tempullit të demokracisë, kritikojnë këtë qasje të pushtetit që sipas tyre tejkalon kompetencat.
Sipas KDI-së, deputetët s’e kanë obligim votimin e marrëveshjeve me jashtë, derisa në vitin 2023 nga 299 pyetje parlamentare epilog morën vetëm 117.