Lajme

Depueti i VV-së godet Edi Ramën në ditët e shënjuara për shqiptarët

By GAZETA SCANNER 1

June 10, 2024

Këto ditë gjithandej Kosovës po festohen ditët më të rëndësishme për vendin, në aspektin politik e atë të sigurisë. Tek sa qytetarët po kujtojnë ditët kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë, për t’a dëbuar përfundimisht Serbinë nga territori i Kosovës, e tek sa në anën tjetër po shënohet 146 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, dy Kryeministrat shqiptarë, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë, duket se punët nuk i kanë kurrëqysh.

Rama s’e takoi fare Kurtin gjatë kësaj të hëne, anipse pati takime të shumëta, si ai me Presidenten Osmani e me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Kjo çarje raportesh u reflektua edhe nga një postim i deputetit të VV-së Enver Dugolli, i cili pa dhënë ndonjë kontekst, shkoroi në Facebook se “Pa Fatos Nanon nuk do të kishte Edi Ramë”.