Sport

Dënohen Trepça e Peja

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2023

Dy skuadrat Trepça e Peja janë gjobitur pas ndeshjes së parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça, që ishte vendase të mërkurën, është gjobitur me 750 euro gjithsej. Ndërkohë Peja është gjobitur me 200 euro, sa edhe lojtari i saj, Alban Veseli. Trajneri Rami Hadar është gjobitur me 50 euro.

Vendimet i mori të premten Komisioni i Garave i FBK-së. Veseli dhe Hadar u ndëshkuan me gabime teknike, ndërsa për shikuesit në vendim thuhet se kanë hedhur gjësende të buta, kanë ofenduar skuadrën mysafire dhe kanë ndezur mjete piroteknike.

Trepça e ka fituar ndeshjen e parë finale. Ndeshja e dytë është të dielën në Pejë.