Teknologji

Dënohen 25 zyrtarë të lartë të kompanisë Samsung

Gjykata e Koresë së Jugut ka dënuar më 18 muaj burgim një prej anëtarëve të bordit të kompanisë Samsung për abuzimin me pagesat e punonjësve.

Përveç Lee Sang hoon është dënuar dhe 24 persona të tjerë për thyerjen e rregullores së brendshme të kompanisë.

Prokuroria ka deklaruar se të gjithë personat e dënuar kanë përdorur taktika të ndryshme për të abuzuar me punonjësit.

Por nuk ka pasur ende një reagim nga vetë kompania për këtë çështje.